Shokon dhëndri nga Tirana: Më ndihmoni, më dhunon vjehrri


Policia e Tiranës ka bërë të ditur një denoncim të një burri nga Tirana i moshës 46-vjeçare, i cili dhunohej nga vjehrri i tij 74-vjeçar.

Në komisariatin numër 1 në kryeqytet dhëndri është marrë në mbrojtje nga policia, pas denoncimit që ka bërë.

Sipas burimeve policore, F.T. është paraqitur në komisariat një ditë më parë dhe para bluzave të bardha ka deklaruar se ka rënë pre e dhunës psikologjike nga i vjehrri 74-vjeçar. Pas kallëzimit, policia lëshoi urdhër-mbrojtjeje për 46-vjeçarin dhe nisi një hetim për 74-vjeçarin B.D.
Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin B.D, vjeç 46 banues në Tiranë, pasi dyshohet se vjehrri E.SH vjeç 74, banues Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’”, njofton zyrtarisht Policia.





57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments