Tronditi Zvicrën me krimin makabër/Familja nga Lezha hap dyert e mortit: Motrat e vrara...


Dy ditë më parë një shqiptar tronditi Zvicrën, pasi vrau në banesë bashkëjetuesen, Alma B. dhe motrën e saj, Eldën, e cila kishte shkuar për pushime në shtëpinë e tyre.

Për autorin u tha se ishte me origjinë nga Kosova, ndërsa dy motrat janë vajzat e një familjeje të thjeshtë nga Lezha. Alma dhe Elda Frroku banonin në lagjen "Xhenio" të Lezhës.

Familja e tyre ka hapur dyert e mortit dhe pret ngushëllime, ndërsa trupi i vajzave 38 dhe 31-vjeçare nuk ka mbërritur ende në banesë.
Të afërmit nuk shprehen për ndonjë konflikt apo problem që mund të ketë patur çifti dhe më pas ka çuar në këtë ngjarje makabër.



Fqinjët e dy motrave të vrara nga 51-vjeçari R.B., për "Panoramën" kanë treguar se vajzat vinin nga një prej familjeve të nderuara dhe respektuara në zonë.

Banesa e familjes në Lezhë të dy vajzave të vrara.
Ata shprehen:
Nuk kemi dijeni se kanë patur konflikte".
Dy motrat u vranë nga bashkëshorti i Almës në kantonin Aargut në Zvicër. Motivet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur pas ngacmimit seksual që 51-vjeçari mund t'i ketë bërë Eldës, motrës së Almës.
Viktima dhe autori kanë tre fëmijë të lindur nga martesa mes tyre.



57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments